Raportohet se në Karaçevë të Kamenicës ka ndodhur një plagosje

LAJME

Një incident me armë zjarri raportohet të ketë ndodhur mbrëmë në orët e mesnatës në fshatin Karaqevë të Kamenicës.

Siç shkruan Sinjali, aty ka mbetur i plagosur një person, transmeton Kontekstonline.com

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur afër një kazinoje në atë zonë.

Tutje siç njofton kjo gazetë, në këtë rast dyshohet se ishin të përfshirë 10 persona.

Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka ndonjë përgjigje./ Kontekstonline.com

Shpërndaje në: