Real Madrid ngacmon Arsenalin me një video para ndeshjes: “90 minuta në Bernabeu janë shumë të gjata”
Real Madridi sonte do ta ketë një mision të vështirë përballë Arsenal, pas humbjes që ka pësuar në ndeshjen e fundit.
“Merengues” humbën 0:3 nga Arsenali në ndeshjen e parë të luajtur në “Emirates Stadium”, ndërsa sonte e kanë shansin e fundit për të shkuar në gjysmëfinale.
Ndërkohë, Real Madrid përmes faqeve të vetë zyrtare në rrjetet sociale e kanë publikuar një pyetje që ia kanë bërë “Chat GPT”, rreth përmbysjes së madhe eventuale sonte, për ta përkthyer atë në disa gjuhë, transmeton Periskopi.
“90 minuta në Bernabeu janë shumë të gjatë”, ka shkruar klubi madrilen duke e paralajmëruar Arsenalin se sonte e pret një natë e gjatë në “Santiago Bernabeun” me çati të mbyllur.
E për ta arritur këtë, trupa e Carlo Ancelottit duhet ta bëjë lojën e jetës.
9️⃣0️⃣⏱️. pic.twitter.com/0rrZJ2zYaq
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) April 16, 2025
Source: [Read more]
Shpërndaje në: