Rruga Ballaban – Banjskë tani e mbanë emrin e heroit Afrim Bunjaku

LAJME

Qeveria e Kosovës të hënë ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka marrë vendim që rruga Rajonale R-217 segmenti: Ballaban – Banjskë, të emërohet me emrin e heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku i vrarë më 24 shtator të vitit të kaluar në sulmin terroristë në Banjskë.

Në këtë mbledhje është marrë vendim që Gëzim Paci të bëhet kryesues i Bordit të Postës së Kosovës.

Të gjitha vendimet e Qeverisë:

Ndryshuar dhe plotësuar Vendimin e Qeverisë Nr. 06/56 të datës 26 janar 2022, i ndryshuar dhe plotësuar me vendimin e Qeverisë Nr.02/184 të datës 15 janar 2024. Sipas këtij plotësim-ndryshimi z. Gëzim Paci bëhet kryesues i Bordit të Postës së Kosovës.
Emëruar z. Genc Metaj në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv në Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave.
Emëruar Komisionit ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë të Kategorisë Drejtuese: Drejtor i Përgjithshëm në Institutin e Kosovës për Administratë Publike.
Emërtuar Rrugën Rajonale R-217 segmenti: Ballaban – Banjskë, me emrin e Heroit të Republikës së Kosovës “Afrim Bunjaku”.
Ndarë 219,000.00€ për organizimin e Forumit Ekonomik në Paris dhe promovimin e teknologjisë së informacionit me qëllim të tërheqjes së investimeve në kuadër të kësaj fushe, përmes organizatave lidere gjatë javës së TIK/ICT.
Aprovuar Rregulloren për Vlerësimin e Rezultateve në Punë.
Aprovuar Rregulloren për Procedurat e Konkurrimit për Nëpunësit Teknik dhe Mbështetës.
Aprovuar Rregulloren për Pezullimin nga Marrëdhënia e Punës.
Aprovuar Rregulloren për Përfundimin e Marrëdhënies së Punës në Shërbimin Civil.

Shpërndaje në: