Rutte: Manovrat ushtarake të Kinës janë shqetësuese

LAJME

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka ngritur shqetësime mbi rritjen e ushtrisë kineze dhe manovrat e saj afër Tajvanit, duke u bërë thirrje anëtarëve të aleancës dhe vendeve të tjera që të punojnë së bashku për të mbajtur të hapura dhe të lira lundrimet detare në rajon.

“Kina është duke i mbështetur përpjekjet e luftës së Rusisë. Kina po i rrit forcat e saj të armatosura, përfshirë flotën, në shpejtësi të madhe”, ka deklaruar Rutte para gazetarëve gjatë vizitës së tij në portin detar të marinës japoneze në Yokosuka të martën, përcjell Periskopi.

Japonia e konsideron Kinën si kërcënim për rajonin, teksa ka shtuar përpjekjet në vitet e fundit për të konsoliduar kapacitetet e saj ushtarake, transmeton agjencia e lajmeve AP.

Rutte i ka shuar shqetësimet mbi garancitë e sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rajon, tek ka thënë se SHBA-ja i ka kërkuar NATO-s të jetë më e përfshirë në çështjet e Azi-Paqësorit.

“Unë jam këtu për të zgjeruar lidhjet tona me IP4 (Katërshja e Indo-Pacifikut që përbëhet nga Japonia, Koreja e Jugut, Australia dhe Zelanda e Re)”, ka thënë tutje ai, raporton koha.net.

Rutte pritet të takohet me kryeministrin e Japonisë, Shigeru Ishiba, të mërkurën në Tokio.

Source: [Read more]

Shpërndaje në: