Sergio Ramos beson në ish-skuadrën e tij: Të gjithë e dinë se kush është Real Madrid
Një ndër lojtarët të cilët ka veshur fanelen e madrilenëve e që më së miri i njeh rikthimet e Realit duke qenë edhe vetë protagonist në gola, është ish-mbrojtësi qëndror, Sergio Ramos, shkruan Periskopi.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Ramos ka publikuar një foto të stadiumit madhështor “Santiago Bernabeu” e ku shkroi ndër të tjera: “Të gjithë e dinë se kush është Real Madrid. Nata e Championsit. Ta shikojmë të gjithë!”, ka shkruar ai.
Kur kanë mbetur edhe më pak se tre orë nga fillimi i ndeshjes kthyese ndaj Real Madridit dhe Arsenalit, këta të fundit avancojnë me tre gola nga ndeshja e parë.
Me dy super gola të Declan Rice nga gjuajtja e lirë dhe një gol i bukur nga Merino, topçinjtë hyjnë padyshim favorit për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.
Megjithatë, ende asgjë nuk ka përfunduar duke e ditur se – 15 herë kampionët e Evropës, Real Madridi – kanë një reputacion për të bërë të “pamundurën” në sezonet e fundit të Ligës së Kampionëve
Source: [Read more]
Shpërndaje në: