Sherr për një vend parkimi mes dy vajzave në Durrës, policia dhe ambulanca në vendngjarje

LAJME

Sherr për një vend parkimi mes dy vajzave në Durrës, policia dhe ambulanca në vendngjarje

policia-shqiperi-2-1.jpg

Një incident është shënuar mbrëmjen e sotme pranë Mauzoleumit të Dëshmorëve në Durrës, ku dy vajza janë përfshirë në një konflikt që ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve.

Sipas dëshmitarëve, situata është përshkallëzuar papritur, duke shkaktuar shqetësim në zonë.

Për qetësimin e situatës është dashur ndërhyrja e policisë, ndërsa një ambulancë ka mbërritur për të ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore, raporton A2CNN.

Autoritetet po hetojnë shkaqet e përplasjes dhe pritet të hedhin më shumë dritë mbi rrethanat e ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një parkim që njëra prej vajzave ka pretenduar se ishte i saj.

Source: [Read more]

Shpërndaje në: