Shkreta i VV’së ia mësyn pozitës së drejtorit të QKSUK’së

LAJME

Mirsad Shkreta, kandidat i VV-së për deputet në këto zgjedhje dhe ish-deputet në legjislaturën e kaluar, ia ka mësyrë pozitës së drejtori në QKSUK.

SHKSUK ka publikuar listën me emrat e kandidatëve për drejtor të QKSUK-së, në mesin e të cilëve është edhe një ish-deputet i LVV-së.

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mirsad Shkreta ka kandiduar për pozitën e drejtorit të Qendrës Klinike Stomatologjike të Kosovës, shkruan Gazeta Shneta.

Shkreta ka qenë deputet i LVV-së në legjislaturën e kaluar dhe anëtar i Komisionit për Shëndetësi, ndërsa në zgjedhjet e 9 shkurtit nuk ka arritur të rizgjidhet pasi ka marr vetëm 10213 vota.

Shpërndaje në: