Noussair Mazraoui, mbrojtësi i Manchester Unitedit, ka kaluar kontrollime të thella mjekësore për probleme me zemrën, pas ankesave që ka shprehur.
Marokeni 26-vjeçar, i cili u transferua nga Bayern Munichu për 15 milionë euro në gusht, luajti vetëm në pjesën e parë të barazimit pa gola kundër Aston Villës, pasi nuk ndjehej mirë dhe nuk iu bashkua kombëtares së tij këtë javë.
Sipas “Daily Mail”, pritet që Mazraoui të kthehet në fushë pas disa javësh.
Ai ka pasur probleme me zemrën edhe në fillim të vitit të kaluar, kur mungoi për tre muaj për shkak të komplikimeve nga COVID-19.
Natyrisht se te Manchester United ekziston një lloj frike se lojtari mund të ketë probleme më të mëdha.
Por, pas skanimeve – Djajtë e Kuq do të dalin me njoftim rreth gjendjes së tij shëndetësore.
Shpërndaje në: