Një takim i fshehtë mes kryeministrit Albin Kurti dhe ish-shefit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Sllavko Simiq, është zhvilluar në prill të vitit 2022.
Ky takim, për të cilin nuk pati informata paraprake e as ndonjë njoftim zyrtar, është zbuluar përmes komunikimeve të siguruara nga Paparaci, mes Mimoza Kusari-Lilës dhe Simiqit, ku diskutoheshin çështje të rëndësishme në vend.
Në bisedat e tyre, të dy merren vesh që të caktojnë një takim për Simiqin me kryeministrin Albin Kurti.
Simiq, i cili planifikonte të shkonte në takim në katër sy me Kurtin, e njoftonte Kusari-Lilën përmes mesazheve në WhatsApp se “kishte marrë dritën e gjelbër” për takim me kryeministrin.
Kusari-Lila ia konfirmonte se do të angazhohej që takimi të ndodhte. Më vonë, e njoftonte Simiqin për orën e takimit.
“Kolege, kam marrë dritën e gjelbër që të shihem me Kryeministrin dhe të bisedojmë. Nëse bën nesër, për mua është OK”, e informon Simiqi, Kusari-Lilën
“Super, do të të lajmëroj për kohën e saktë”, i përgjigjet Kusari-Lila.
Pak kohë më vonë, gjatë asaj bisede, Kusari-Lila ia konfirmon Simiqit terminin e takimit me kryeministrin.
“Në orën 11:00 nesër te Kryeministri”, pohon ajo.
Biseda e përkthyer:
(18 prill 2022)
Mimoza Kusari-Lila: Eja te unë në zyre
Sllavko Simiq: Hajde, vetëm të kryej diçka dhe po vij
Sllavko Simiq: A bën?
Mimoza Kusari-Lila: Bën
(nuk u realizua thirrja në orën 15:08)
Sllavko Simiq: Kolege, Kam marrë dritën e gjelbër që të shihem me Kryeministrin dhe të bisedojmë. Nëse bën nesër, për mua është OK.
Mimoza Kusari-Lila: Super, do të të lajmëroj për kohën e saktë.
Sllavko Simiq: Në rregull
Mimoza Kusari-Lila: Në orën 11:00 nesër te Kryeministri
Sllavko Simiq: Në rregull
Shpërndaje në: