Kryeministri, Albin Kurti ka njoftuar se nga ky muaj do të rriten për 20 për qind disa kategori të pensionistëve. Kështu ka bërë të ditur Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë të përbashkët me Ministrin e Financave, Hekuran Murati.
Kurti tha se duke qenë se situata me inflacionin është zbutur dhe ekonomia e vendit po i rikthehet rritjes, raporton teve1.info
Sot kam kënaqësinë që të ju jap një lajm te mirë të gjithë pensionistëve. Nga ky muaj, do të rrisim për 20 për qind të gjitha pensionet si në vijim: Pensionin bazik i moshës, kontibutpagues i plotë dhe parcial, pensioni i aftësisë së kufizuar për fëmijë dhe për të rritur, pensioni për personat e verbër, për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë, familjar, invalidor i punës dhe pensioni i parakohshëm për punëtorët e Trepçës”, ka thënë Kurti.
Ai ka shtuar se nga muaji janar do të ketë rritje për 20 për qind edhe për pensionet e përcaktuara në Ligjin për kategoritë e luftës, “përkatësisht familjeve të dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, viktimave seksuale të luftës, viktimave civile dhe familjeve të tyre”.
Kjo për shkak se për ndryshimin e këtyre pensioneve duhet të ndryshohet edhe tabela që është pjesë e ligjit si shtojcë.
Kurti përmendi edhe rritjen e pagës minimale dhe shtesat e fëmijëve.
“Miratuam pagën minimale 350 euro, si dhe trefishuam shtesat për familjet, si dhe për fëmijët. Edhe për pensionistet kishim rritje, që të lehtësohej barra që kishte shkaktuar kriza botërore”, tha Kurti në konferencë.
Në konferencë është bërë e ditur se pensioni bazik i moshës do të rritet në 120 euro, pensioni kontributpagues për kategorinë e parë do rritet në 218 euro, për kategorinë e dytë 237 euro, për të tretë 256 euro dhe për të katërtën 318 euro.
Shpërndaje në: