Skandal: Mungon injeksioni në Onkologji, pacientët në pritje qe 6 javë

SHËNDETËSI

Një paciente nuk po arrin ta marrë injeksionin “Phesgo” që gjashtë javë për shkak se ka mungesë në Klinikën e Onkologjisë në ShSKUK. Edhe pse pacientës për çdo javë po i thuhet “eja javën tjetër për injeksion” megjithatë i njëjti vazhdon të mos jetë në dispozicion dhe është shumë i kushtueshëm. Për mungesën e “Phesgo”, të cilin pacientët nuk arrijnë ta përballojnë financiarisht, Gazeta Express ka kërkuar sqarim nga Ministria e Shëndetësisë, por nuk ka kthyer përgjigje.

Pacientja, tregoi në kushte anonimiteti për Gazetën Express se si pasojë e mosmarrjes së injeksionit ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Për këtë situatë është kontaktuar nga Gazeta Express, Drejtori i Klinikës së Onkologjisë dr.Ilir Kurtishi, por i njëjti kërkoi të telefonohet ditën e nesërme.

Shpërndaje në: