Skandalet në Ministri: Pse ky panik i Pecit? – A po i frikësohet Prokurorisë ministri i Bujqësisë?

LAJME

Skandalet në Ministri: Pse ky panik i Pecit? – A po i frikësohet Prokurorisë ministri i Bujqësisë?

Ministri Faton Peci, tash e një kohë të gjatë ballafaqohet me skandale të njëpasnjëshme në ministrinë të cilën e udhëheq ai. Për shkak të këtyre raportimeve nga mediat e aksioneve të Prokurorisë, Peci ka vazhduar të eskalojë me gjuhën – duke i quajtur “kriminel hibrid” gazetarët, e “film” bastisjen e Krimeve Ekonomike në Ministrinë e Bujqësisë. Periskopi vazhdimisht ka raportuar për këto keqpërdorime të Ministrisë së udhëhequr nga Peci, teksa ky i fundit mbrëmë në një emision televiziv u hodh me sulme e akuza ndaj mediumit.

Dështim total i Pecit në 4 vjet qeverisje

Për katër vjet në krye të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci nuk qe i aftë të gjej njerëz profesional për pozitat kyqe në këtë ministri.

Këto pozita të rëndësishme në Ministrinë e tij, për katër vjet ishin me ushtrues detyre.

Pozitat kyqe në Ministrinë e Pecit, me ushtrues detyre edhe pas katër vitesh qeverisje

Grantet skandaloze të Pecit

Peci ishte treguar dorëlirë për bashkëpartiakët e tij me grante. Ai e kishte shpërblyer vëllain dhe dajën koleges së tij, Fitore Pacolli – me 100 mijë euro grant nga ministria e Bujqësisë.

Përveç familjarëve të Pacollit, Peci e kishte gëzuar me një grant edhe bashkëpartiakun e tij nga Lista Guxo, Bahtijar Berisha, për ndërtimin e tri vilave.

Grant 100 mijë eurosh kishte përfituar edhe këshilltari i tij, Naim Huruglica.

Pas një sërë hulumtimesh të Periskopit në këtë Ministri, dyshohet për një skemë të organizuar rreth këtyre granteve.

Periskopi në bazë të e-mail(it) që kishte siguruar, kishte gjetur edhe mënyra se si zv.Drejtori Arban Hoxha, obligon të gjitha grupet tjera vlerësuese të aplikacioneve, t’ia dorëzojnë dosjet me letrën e informimit për miratimin e granteve, grupit të themeluar nga ai.

Skandaloze: Ministria e Pecit krijoi komision ilegal që me një laps kimik vendoste kush merr grante e kush jo (DOKUMENT)

Ndërsa, Faton Peci kishte hezituar t’i bëjë publikimin e emrave të përfitueseve të granteve në faqen e ministrisë.

Një skandal tjetër që e ka përcjellur Pecin, ishte avancimi i Venera Çerkinit, vajzës së tezes Presidentes, Vjosa Osmani në postin “Sekretarit të Përgjithshëm në MBPZHR”.

Donika Gërvalla dhe Faton Peci kishin nisur të bëjnë ‘pazare’ mes stafit nëpër ministritë që ata drejtojnë. Asistenti i Gërvallës bëhet zyrtar i lartë në ministrinë e Pecit, teksa këshilltari i Pecit bëhet Drejtor i Departamentit për Evropë dhe Rajon në ministrinë e Gërvallës.

Se Peci ekalon me gjuhë ndaj mediave, tashmë dihet publikisht. Por, Peci ushtron ndikim dhe bën presion të madh edhe drejt zyrtarëve të lartë të tij rreth cështjes së granteve.

Periskopi kishte siguruar disa e-mail ku dëshmohet se ministri Peci ka intervenuar e ka pasur ndikim vendimtar që për disa fermerë që i kishte refuzuar Drejtoria e Miratimit të Projekteve të Zhvillimit Rural, ministri ka bërë kërkesë që të rikthehen në vlerësim.

Krejt këto, janë vetëm disa skandale e keqpërdorime që dyshohen të kenë ndodhur në Ministrinë e udhëhequr nga Faton Peci./Periskopi/

Source: [Read more]

Shpërndaje në: