Para 17 viteve, më 8 prill 2008, Zyra e ShBA-së në Prishtinë u bë zyrtarisht Ambasada e ShBA-së në Prishtinë.
Ky fakt, është ndarë nga ambasada pëmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, percjell Periskopi
Ky ndryshim, erdhi pas njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Shtetet e Bashkuara, vetëm një ditë pas shpalljes së pavarësisë.
“A e dinit? Në këtë ditë, 17 vjet më parë, më 8 prill 2008, Zyra e SHBA-së në Prishtinë u bë zyrtarisht Ambasada e SHBA-së në Prishtinë. Ky ndryshim pasoi njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Shtetet e Bashkuara më 18 shkurt 2008, vetëm një ditë pas shpalljes historike të Kosovës. Tranzicioni nga një zyrë e SHBA në një ambasadë shënoi fillimin e një kapitulli të ri në partneritetin tonë të fortë dhe të qëndrueshëm” – thuhet në postim.
Source: [Read more]
Shpërndaje në: