Spektakli final i Big Brother VIP Albania nis me një hapje spektakolare – pritet një natë e paharrueshme
Pas më shumë se 100 ditësh emocion, përballje dhe momente të paharrueshme, spektakli final i Big Brother VIP Albania ka nisur zyrtarisht.
Mbrëmja e fundit e këtij edicioni nisi me një atmosferë magjike dhe një hyrje të fuqishme që elektrizoi skenën.
Një performancë energjike vallëzimi hapi spektaklin, duke krijuar menjëherë emocion dhe pritshmëri, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Më pas, publiku u përball me një sërë klipesh të veçanta që sollën retrospektivën e rrugëtimit të finalistëve.
Fillimisht u transmetua një klip i veçantë i Eglit, duke shfaqur momente nga emocionet që ka përjetuar brenda shtëpisë.

Pas saj, erdhi radha e Gjestit, i cili u shfaq në ekran duke reflektuar mbi rrugëtimin dhe përvojat personale që e kanë bërë më të fortë.
Laerti dhe Rozana u shfaqën gjithashtu, secili duke ndarë mesazhe të ndjera dhe fjalë me peshë, që i kanë përcjellë publikun gjatë gjithë qëndrimit të tyre në shtëpi.
Emocionet janë të larta, publiku është më i përfshirë se kurrë dhe fati i çmimit të madh do të vendoset sonte./Periskopi/
[embedded content]
Source: [Read more]
Shpërndaje në: