Stresi me një mesazh për vajzat në rrjete sociale: Mos i ekspozoni pjesët intime – ruajini për partnerët tuaj
Reperi i njohur shqiptar, Stresi, ka zgjedhur të ndajë një mendim personal në lidhje me sjelljen e vajzave në rrjetet sociale, duke i drejtuar atyre një apel për më shumë përmbajtje dhe kujdes në përzgjedhjen e imazheve që publikojnë.
Në një video të publikuar në InstaStory, artisti u shpreh se shumë vajza po bien në “kurthin” e vëmendjes së rrjeteve sociale, duke ekspozuar pjesë intime të trupit të tyre, gjë që sipas tij, mund të dëmtojë imazhin dhe integritetin personal, shkruan Telegrafi, transmeton Periskopi.
“Mos i ekspozoni pjesët intime në rrjetet sociale. Ruajini ato për partnerët tuaj” – u shpreh Stresi me tone të qeta, duke e theksuar se mesazhi i tij është thjesht një sugjerim i sinqertë, jo një gjykim.
Ai shtoi më tej se nuk është kundër asnjë forme vetë-shprehjeje, por ndjeu nevojën të ndajë këtë qëndrim, pasi siç tha, disa postime nuk i shtojnë vlerë asaj që një vajzë përfaqëson vërtet.
Ky reagim ka nxitur diskutime në rrjete sociale, me ndjekës që shfaqin qëndrime të ndryshme – disa që përkrahin sugjerimin e reperit për ruajtjen e dinjitetit dhe respektit për veten, dhe të tjerë që e shohin si një ndërhyrje në lirinë personale. /Periskopi/
Source: [Read more]
Shpërndaje në: