Tarifat e Trump godasin miliarderët amerikanë – Musk humbi 11 miliardë dollarë një ditë pas vendimit
Elon Musk humbi 11 miliardë dollarë një ditë pas hyrjes në fuqi të tarifave të Donald Trump, sipas Bloomberg.
CEO i Tesla-s dhe një mik i presidentit amerikan ishte ndër miliarderët amerikanë që u goditën më rëndë teksa u zbatuan taksat e reja të administratës Trump, transmeton Periskopi.
Në fakt, më shumë se gjysma e atyre që gjurmohen nga indeksi i pasurisë së Bloomberg u goditën me pasurinë e tyre, me 500 njerëzit më të pasur në botë që humbën së bashku 208 miliardë dollarë pas shpalljes së tarifave të Trump.
Humbje të mëdha pësuan edhe Mark Zuckerberg i Metës dhe Jeff Bezos i Amazon.
Elon Musk
Të enjten, një ditë pas shpalljes së tarifave, Musk humbi 11 miliardë dollarë, sipas Bloomberg.
Në total, CEO i Tesla ka humbur 110 miliardë dollarë deri më tani këtë vit.
Aksionet e Tesla gjithashtu ranë 5.5% të enjten.
Jeff Bezos
Aksionet e Amazon ranë 9% të enjten, duke i kushtuar themeluesit të gjigantit të teknologjisë 15.9 miliardë dollarë në pasuri personale.
Mark Zuckerberg
Themeluesi i Meta ka humbur 17.9 miliardë dollarë të pasurisë së tij që nga zbulimi i tarifave – që është rreth 9% e pasurisë së tij.
Që nga mesi i shkurtit, edhe aksionet e Metës kanë rënë me rreth 28%.
Source: [Read more]
Shpërndaje në: