Tarifat e Trumpit: Shqipëria e Mali i Zi nga 10%, Serbia 37, Bosnja 35, Maqedonia e Veriut 33%

LAJME

Tarifat e Trumpit: Shqipëria e Mali i Zi nga 10%, Serbia 37, Bosnja 35, Maqedonia e Veriut 33%

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të mërkurën se ShBA-ja do të vendosë një tarifë bazë prej 10 për qind për importet nga të gjitha vendet e botës.

Veç tarifës bazë, vendeve të caktuara u është shtuar edhe një përqindje tjetër, raporton BBC.

Për shembull, ndaj Kosovës ka vendosur vetëm tarifën bazë prej 10 për qind, sikurse edhe ndaj Shqipërisë e Malit të Zi.

Ndërsa, nga vendet tjera nga Ballkani, Serbia është ndëshkuar më së shumti, me 37 për qind.

Bosnje dhe Hercegovinës i është vendosur tarifë po ashtu e lartë, prej 35 për qind, ndërsa Maqedonisë së Veriut 33 për qind.

Bashkimit Evropian, Trumpi ka vënë tarifë prej 20%. /Periskopi/

Trump shpall tarifat e reja: Kosovës i vendos 10 për qind

Pse Trump po vendos tarifa ndaj shteteve ku u përfshi edhe Kosova?

Source: [Read more]

Shpërndaje në: