Të shtëna me armë në Istog, lëndohet një person, Policia jep detaje

LAJME

Një person është lënduar si pasojë e një përleshje që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në një lokal në Istog.

Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi,

“I dyshuari e ka goditur në kokë viktimën disa herë me kondak të armës duke i shkaktuar lëndime trupore. Me t’u larguar i dyshuari ka shtënë një herë me armë zjarr. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes, ku e takuar viktimën. Ky i fundit u dërguar për trajtim mjekësor e më pas edhe u intervistua nga policia. I dyshuari lidhur me ngjarjen është ende në arrati, por është i njohur për policinë. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori dhe i njëjti e ka inicuar si ‘Vrasje në tentativë. Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarje’”, ka thënë Gashi./Periskopi/

Source: [Read more]

Shpërndaje në: