Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përfunduar vizitën e tij te familja në Burojë pas një leje të dhënë nga Gjykata Speciale për arsye humanitare, pas ndarjes nga jeta të babait të tij, Haxhi Thaçi.
Teksa largohej nga shtëpia, ai përshëndeti mediat me simbolin e njohur të gishtit të madh lart, një gjest që ka shoqëruar shumë nga paraqitjet e tij të shumta publike.
Gjatë ditës së sotme, Thaçi u takua me nënën dhe gruan e tij, ndërsa nesër, në selinë e EULEX-it, pritet të takohet me vëllezërit, djalin dhe motrën.
Vizita e tij në Kosovë ka ardhur pas një vendimi të Dhomave të Specializuara në Hagë, të cilat fillimisht nuk i kishin lejuar pjesëmarrjen në ceremoninë e varrimit të babait të tij, duke u arsyetuar me çështje procedurale.
Shpërndaje në: