Ish-presidenti Hashim Thaçi ka qëndruar sot në Kosovë, ai ka qenë tek varri i babait të tij, Haxhi Thaçi, ku ka vendosur lule.
Pos kësaj, Thaçi ka përshëndetur një numër të qytetarëve që ishin mblidhur për ta parë atë, ai ka përshëndetur me dorë nga larg, dhe kishte vendosur dorën në zemër.
Ish-komandanti i UÇK-së ka qenë në shtëpinë e ti për vizitë në Burojë të Skenderajt dhe ka qëndruar aty për disa orë, Thaçi u takua aty me nënën e tij dhe gruan e tij, ndërkaq motrën e tij nuk ka arritur ta takojë.
Thaçi ka gjasa që motrën, vëllezërit dhe djalin e tij mundet t’i takojë në selinë e misionit të EULEX-it në Prishtinë, gjatë ditës së nesërme nëse atij i lejohet nga Specialja, dhe nëse vlerësohet se ai i ka respektuar të gjitha rregullat e sigurisë.
[embedded content]
Shpërndaje në: