Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa, ka postuar në Instagramin e saj disa foto ku shfaqet e veshur e gjitha me të kuqe.
E veshur me një gëzof, fustan dhe taka të së njëjtës nuancë, artistja shqiptare është shfaqur më magjepsëse se kurrë. Dua ka ndarë me ndjekësit e saj momentet sesi e ka kaluar natën e parë në Auckland të Zelandës së Re, ku pritet të mbajë koncertin e radhës.
Auckland Night 1 💋 pic.twitter.com/ihItdZxgcP
— DUA LIPA (@DUALIPA) April 3, 2025
Në disa imazhe, Dua Lipa i buzëqesh kamerës, ndërsa në disa të tjera ka një pamje më sensuale. Element i përbashkët në të gjitha xhirimet është ngjyra e kuqe e ndezur e veshjeve të saj, e cila dominon në skenë.
the kiwi queeeen https://t.co/9ciBOl3OmC pic.twitter.com/omtvB3mHOI
— DUA LIPA (@DUALIPA) April 2, 2025
Source: [Read more]
Shpërndaje në: