Theret me thikë një person në Prishtinë, i dyshuari në arrati

LAJME

 Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është therur me thikë. I dyshuari gjendet në arrati.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 21:41 në Prishtinë dhe u iniciua si “Lëndim i rëndë trupor”.

“Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore pasi është therur me thikë nga i dyshuari m/k. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve ka lëndime të rënda, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim./Periskopi/

Zhduket një i mitur në Lupq të Podujevës

Rasti tragjik në Veternik/ Policia arreston një person

Source: [Read more]

Shpërndaje në: