Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që synon forcimin e rrjetit energjetik të SHBA-së “duke siguruar që termocentralet me qymyr të jenë gjithmonë në dispozicion për të përmbushur kërkesën në rritje për energji elektrike”, raporton CNN, transmeton Periskopi.
Trump vazhdoi të nënvizoi pse ai beson se impiantet e qymyrit janë të dobishme, duke treguar kohën e tyre të pandërprerë dhe disponueshmërinë e bollshme.
“Që tani e tutje ne do të sigurojmë që impiantet e thëngjillit të nevojshëm kritik të kombit tonë, si shembull, të mbeten online dhe plotësisht funksionale. Ato do të jenë gjithmonë funksionale,” tha Trump në një ceremoni nënshkrimi të urdhrit ekzekutiv sot. “Dhe përsëri, ne do të kemi garanci që qeveria nuk mund t’i mbyllë ato – t’ju mbyllë dhe të shkatërrojë jetën tuaj.”
Source: [Read more]
Shpërndaje në: