Unitedi nuk humb kohë, arrin marrëveshje me Amorimin

SPORT

Manchester United ka arritur marrëveshje me trajnerin portugez, Ruben Amorim.

“Amorimi tashmë i ka thënë ‘po’ projektit”, ka shkruar gazetari Fabrizio Romano.

Djajtë e Kuq pritet t’ia paguajnë Sportingut të Lisbonës 10 milionë euro dëmshpërblim.

Amorimi ka spikatur me Bardh e Gjelbrit duke i shpallur kampion të Portugalisë vizin e kaluar.

Në anën tjetër, Unitedi dje shkarkoi Erik ten Hagun pas dy vjetësh pas rezultateve të dobëta.

Shpërndaje në: