Vdes në moshën 91-vjeçare ikona e kinematografisë shqiptare

SHOWBIZ

Ka ndërruar jetë ikona e kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa. Aktorja e madhe ka vdekur në moshën 91-vjeçare.

Gjatë karrierës së saj, Xhepa ka realizuar mbi 150 role në teatër dhe 32 role në kinematografi.

Ajo kishte lindur më 2 prill të vitit 1934, në qytetin e Lushnjës.

Nga ky qytet edhe kishte nisur karrierën e saj të bujshëm.

Në karrierën e saj, ajo kishte luajtur shumë role të dramaturgjisë botërore si, Ofelia tek “Hamleti”, vajza e dytë tek “Mbreti Lir”, dadoja tek “Romeo e Zhuljeta”, dhe mbretëresha Margaret tek “Rikardi III”.

Në vitin 1997, interpretoi në filmin grek “Mirupafshim”. Filmi u laureua me Çmimin e Madh në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Mesdhetar në Selanik, ndërsa Margarita Xhepa, Çmimin e Nderit.

Në vitin 2007 asaj iu dha “Çmimi i Karrierës” për rolin e Nadjezhnës në monodramën “Kënga e mjellmës” së Çehovit.

Source: [Read more]

Shpërndaje në: