Vetëvrasja e zyrtarit policor në banesën e tij në Prishtinë – Çka dihet deri tash?
Kryeqyteti sot u trondit pasi zyrtari policor, Alban Tolaj dyshohet se u vetëvra, shkruan Periskopi.
Lajmin e konfirmoi edhe Policia e Kosovës, duke bërë të ditur se ngjarja ndodhi rreth orës 14:45 dhe ka elemente të vetëvrasjes.
“Rreth orës 14:45, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën “Ahmet Korenica” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 47 vjeç, zyrtar policor. Mbështetur në informacionet e para nga vendi i ngjarje, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe me kujdes të shtuar po shqyrton të gjitha aspektet e rastit për ndriçimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje tragjike. Policia e Kosovës shpreh ngushëllimet më të thella për familjen, kolegët dhe miqtë e zyrtarit të ndjerë”, tha Policia.
Për vdekjen e zyrtarit Alban Tolaj ka reaguar edhe djali i tij, Beneti i cili njoftoi edhe për varrimin e të ndjerit.
Varrimi do të bëhet nesër në ora 16:20 në Pejë, transmeton Periskopi.
“Ne si familje ju falenderojmë të gjithë ata që ndajnë dhimbjen me ne në këto momente të vështira. I shërbeve atdheut si në luftë ashtu edhe në liri“, shkruan djali i Alban Tolajt, Benet Tolaj.
Source: [Read more]
Shpërndaje në: