Ylli i Real Madridit, Vinicius Junior, ka postuar një story në rrjetet sociale pasi u eliminua nga Liga e Kampionëve pas humbjes nga Arsenali në çerekfinale me rezultatin e përgjithshëm 1:5.
Ai thotë se ata do rikthehen, teksa kanë ende shpresa për të fituar tituj deri në fund të edicionit, transmeton Periskopi.
“Real Madridi do të kthehet, si gjithmonë. Faleminderit për mbështetjen tuaj. Ne duhet të jemi bashkë për javët e fundit të sezonit”.
“Ka ende tituj që mund t’i fitojmë… gjithmonë së bashku me këtë ekip, deri në fund. Hala Madrid!”.
“Urime Arsenalit”, ka shkruar ai.
Source: [Read more]
Shpërndaje në: