Visar Korenica tregon nëse Shefqet Krasniqi dhe Halil Kastrati do të jenë pjesë e listës për deputetë

LAJME

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Visar Korenica është shprehur se Shefqet Krasniqi dhe Halil Kastrati nuk do të jenë pjesë e listës për deputetë.

Ai është shprehur se aty ku janë, sipas tij të dy japin kontribut të jashtëzakonshëm për vendin tonë, përcjell Klankosova.tv.

“Unë konsiderojë që të dy janë emra shumë të rëndësishëm dhe japin kontribut të jashtëzakonshëm në shoqërinë tonë, por të dy emrat nuk janë pjesë e listët për deputetë, sepse unë konsiderojë që edhe aty ku janë, japin një kontribut të jashtëzakonshëm për vendin tonë”, është shprehur ai.

Shpërndaje në: