Vitia: Modernizimi i hapësirave spitalore po vazhdon, janë kryer 50% e punimeve

SHËNDETËSI

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se modernizimi i hapësirave spitalore po vazhdon, ku deri tani janë përfunduar rreth gjysma e punimeve.

Tutje, ai shton se puna po vazhdon klinikë, për klinikë.

“Transformimi i korridoreve, pritoreve dhe sporteleve në klinikat e Kirurgjisë, Radiologjisë dhe Biokimisë po vazhdon me intensitet të lartë. Modernizimi i këtyre hapësirave do të krijojë kushte më të mira për pacientët dhe familjarët që vizitojnë këto klinika. Më shumë rregull dhe organizim për profesionistët shëndetësorë dhe pacientët në institucionet tona publike”, ka shkruar Vitia në Facebook.

Shpërndaje në: