Edhe pse presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ende nuk e ka komentuar drejtpërdrejt njoftimin e Vladimir Putin për një armëpushim të përkohshëm për Pashkët, ai sapo ka postuar një përmbledhje të situatës në rajonin e Kurskut në rrjetin social X.
Zelensky tha se forcat ukrainase “po mbajnë pozicionet e tyre”, raporton Periskopi.
Postimi i plotë:
“Sapo mora një raport nga komandanti i përgjithshëm Oleksandr Syrsky. Sot forcat tona vazhduan të veprojnë në territorin e rajonit të Kurskut dhe të mbajnë pozicionet e tyre. Në rajonin e Belgorodit, luftëtarët tanë përparuan dhe zgjeruan zonën e kontrollit.”
“Sa i përket një përpjekjeje tjetër të Putinit për të manipuluar jetën e njerëzve – në këtë moment alarmet për sulm ajror po tingëllojnë në të gjithë Ukrainën. Në orën 17:15, në qiellin tonë u zbuluan dronë sulmues rusë. Mbrojtja ajrore e Ukrainës dhe forcat ajrore kanë filluar tashmë të veprojnë për të na mbrojtur. Prania e dronëve Shahed në hapësirën tonë ajrore zbulon qartë qëndrimin e vërtetë të Putinit ndaj Pashkëve dhe ndaj jetëve njerëzore.”
I have just received a report from Commander-in-Chief Oleksandr Syrskyi.
Today, our forces continued their activity on the territory of the Kursk region and are holding their positions. In the Belgorod region, our warriors have advanced and expanded our zone of control.
As for…
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) April 19, 2025
Ndryshe, ky reagim vjen pasi presidenti rus Vladimir Putin sapo ka shpallur një armëpushim të përkohshëm për Pashkë./Periskopi/
Source: [Read more]
Shpërndaje në: