Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka cilësuar javë intensive, atë që e lëmë pas, referuar qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këtë madje ai e quan luftë për pozicionimin e Serbisë në kuptimin ekonomik dhe politik sa i përket çështjes së Kosovës, duke përmendur se për të, pati biseda të vështira, transmeton klankosova.tv.
”Ka qenë një javë intensive në Nju Jork. Shtatë ditë luftë për pozicionimin e Serbisë në kuptimin ekonomik dhe politik. Bëmë kontakte të reja dhe të rëndësishme ekonomike, prezantuam potencialin e vendit, biseduam me të gjithë, dëgjuam dhe mësuam nga të tjerët.
Kam pasur biseda të vështira për Kosovën. Është në dorën tonë që të vazhdojmë të veprojmë me përgjegjësi, të ruajmë paqen, jetën dhe mbijetesën e popullatës sonë në Kosovë, duke ruajtur shtetësinë juridike dhe politike të Republikës së Serbisë.
Ne duhet të sigurojmë interesat tona kombëtare, pavarësinë tonë, sigurinë, të mësojmë sa më shumë, të arrijmë botën. Ajo do të sjellë rritje të jashtëzakonshme për vendin dhe prosperitet për njerëzit. Prandaj duhet t’i shtyjmë gjërat përpara, pavarësisht nga të gjithë ata që do të frenonin dhe ndalonin vendin, për të luftuar shpejt dhe për të mos humbur asnjë sekondë në rrugën drejt një të ardhmeje më të mirë”.
Shpërndaje në: