Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka folur në Reel Talk me Maxhunin për idenë e krijimit të një Qeverie siç e ka quajtur ai të ‘unitetit’, duke përfshirë të gjitha partitë madje edhe VV’në në të.
Sipas Halitit ky propozim i tij vjen me qëllim që që t’i hapet përspektiva Kosovës, për integrim evropian dhe për pranim në institucionet ndërkombëtare.
“Unë mendoj që në kushtet që është Kosova tani, është mirë me mendu të gjithëse pas këtyre zgjedhjeve të krijohet një qeveri e unitetit kombëtarë. DMth nga të gjithë e përkohëshme, deri në zbatimin e këtyre marrëveshjeve dhe kërkesave që ka bashkësia ndërkombëtare ndaj Kosovës. Me qëllim që t’i hapet përspektiva Kosovës, për integrim evropian dhe për pranim në institucionet ndërkombëtare, për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës dhe për hapjen e negociatave me BE’në.
Qeveri e unitetit edhe me LVV, të gjithë brenda me këtë qëllim, le të jetë ajo qeveri për një vit, derisa të realizohen sepse kushdo që vepron në përputhje me zbatimin e këtyre marrëveshjeve të cilat janë diskutabile dhe po diskutohet se kush është tradhëtarë e kush nuk është, atëherë unë mendoj se është mirë me e bërë këtë…”– u shpreh Haliti, shkruan Periskopi.
Shpërndaje në: