Zëdhënësi i Hamasit humb jetën në sulmin ajror të Izraelit ndaj Gazës

LAJME

Raportohet se zëdhënësi i Hamasit, Abdel-Latif al-Qanoua, ka humbur jetën në sulmin ajror që Izraeli kreu në qytezën Jabalia në veri të Rripit të Gazës, raporton Anadolu, transmeton Periskopi.

Në lajmin e televizionit Al-Aqsa i lidhur me Hamasin u raportua se ushtria izraelite shënjestroi tendën e Al-Qanoua në një sulm ajror në zonën Jabalia al-Balad, në veri të Rripit të Gazës.

Në lajm u bë e ditur se Al-Qanoua humbi jetën si pasojë e bombardimit të tendës së tij./Periskopi/

Source: [Read more]

Shpërndaje në: