Zelensky kritikues: Putini e vazhdon terrorin për aq kohë sa bota e lejon

LAJME

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje Perëndimit që të rrisë presionin ndaj Rusisë pasi ajo filloi një sulm vdekjeprurës ndaj Kievit.

Ndërsa një person vdiq në Kiev dhe tre u lënduan, udhëheqësi i Ukrainës tha se “presioni mbi Rusinë është ende i pamjaftueshëm dhe sulmet e përditshme ruse në Ukrainë e dëshmojnë këtë”.

Ai tha se Kievi nuk ishte i vetmi rajon që pësoi sulme, pasi rajonet e Mykolaiv, Sumy, Kharkiv, Khmelnytskyi dhe Cherkasy u goditën gjithashtu, shkruan the Independent, përcjell Periskopi.

“Numri i sulmeve ajrore po rritet. Kjo është mënyra se si Rusia zbulon synimet e saj të vërteta – të vazhdojë terrorin për aq kohë sa bota e lejon”, tha ai.

“Çdo goditje synon njerëzit tanë, fëmijët tanë. Ata po bëjnë luftë kundër fëmijëve që luajnë në këndet e lojërave.”

Zelensky gjithashtu tha se gjithë bota e kishte parë Rusinë “që synon të vazhdojë luftën dhe vrasjen”.

Ndryshe, këto komente vijnë pasi Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio deklaroi se bota do ta dijë “brenda disa javësh” nëse Rusia është “serioze për paqen apo jo”.

Source: [Read more]

Shpërndaje në: