ZRrE nuk i mer parasysh komentet e as revoltën e qytetarëve, rryma shtrenjtohet
Në mbledhjen e sotme Zyra e Rregullatorit të Energjisë e ka aprovuar shtrenjtimin e rrymës prej 16.1 për qind.
Pro shtrenjtimit të energjisë elektrike votuan pesë anëtarët e bordit të ZRRE-së, përcjell Periskopi.
Anëtarët e bordit deklaruan se aprovimi i këtyre tarifave është i domosdoshëm për të siguruar energji elektrike.
ZRRE-ja ditë më parë miratoi të hyrat maksimale për operatorët, që nënkuptonte shtrenjtim të energjisë për konsumatorët. Sipas njoftimit të javës së shkuar, rritja është paraparë të jetë mesatarisht 16.1 për qind.
Source: [Read more]
Shpërndaje në: