Zyrtare: Visar Korenica dhe Eman Rrahamni largohen nga Vetëvendosje

LAJME

Dy deputetët problematik të Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica zyrtarisht nuk do të jenë më pjesë e kësaj partie në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Përmes një konference për media, dyshja kanë zyrtarizuar bashkimin me koalicionin AKR-PD.

Të dy deputetët gjatë këtij mandati qeverisës në shumë raste nuk janë pajtuar me grupin parlamentar të LVV-së.

Në mospajtim kanë pasur edhe lidhur me Kodin Civil, Ligjin për Fertilizim, etj.

Këto arsye i përmendi edhe sot në konferencën për media, Eman Rrahamni.

“Shumë aktivitet na kanë obliguar që të bashkohemi për ruajtjen e familjes Mos ngritja e koeficientit vazhdimi i nepotizmi, jemi mundu me jap mbështetje në komisione asnjëherë nuk kemi gjet mbështetje nga grupi parlamentar dhe partia”, ka thënën Eman Rrahmani, shkruan Insajderi.

Tutje ai u shpreh se: Nga sot më nuk do te jemi pjesë e LVV-së bashkë me deputetin Visar Korenica.

Shpërndaje në: